Kriza nga koronavirusi/ Banka e Shqipërisë merr vendim: Ja sa do ulet norma e interesit

????????????????????????????????????

Ditën e sotme guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka bërë me dije se norma bazë e interesit do të ulet nga 1% që ishte më parë, në 0.5 %.

Kjo masë u njoftua nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në një periudhë që vendi është përfshirë nga pendemia e koronavirusit që po rrezikon botën.

Sejko e cilësoi këtë pandemi si një sfidë për ekonominë dhe sektorin financiar.

Ulja e normës së interesit, ul koston e huasë dhe interesat e borxhit publik, si dhe ndihmon në lehtësimin në presionet në bilancet financiare të operatorëve ekonomike.

Sejko tha se ky vendim plotëson masat që kemi marrë më parë për lehtësimin e efekteve të pandemisë.

“Synojmë funksionimin normal të sektorit e pagesave dhe likuiditetit. Banka po aplikon strategjinë e pakufizuar me likuiditete të pakufizuara për operatorët ekonomikë.

Masat që kemi marrë mundësojnë dhe plotësojnë paketën fiskale të miratuar nga qeveria shqiptare që mënjanojnë përçimin e krizës nga sektori privat në atë publik”, tha Sejko.

Në vijim, ai njoftoi se Banka e Shqipërisë do të përdorë të gjithë hapësirat monetare për të minimizuar efektet e pandemisë në ekonominë dhe lehtësimin e kostos së krizës në ekonomi dhe familjet shqiptarët.

“Do te kemi një stabilitet të çmimeve në periudhë afatgjatë dhe afatmesme. Mesazhet që kemi dhënë për shëndetin e ekonomik dhe financiar janë të vlefshme edhe tani. Bankat dhe ekonomia janë të shëndetshme, me likuiditete të bollshme”, u shpreh Sejko.