Kujdes! Nuk duhet përdorur kondicioneri, mjeku: Ka rrezik të lartë infektimi

Në kohën kur  një nga këshillat kundër përhapjes së koronavirusit është dhe ajrimi i shtëpisë, të gjithë pyesin nëse duhet përdorur kondicioneri apo jo.

Ndërkohë mjeku i njohur Roland Xhaxho ka bërë një thirrje të fortë për këtë temë.

Sipas tij kondicioneri nuk duhet përdorur aspak, pasi ka një rrezik të lartë infektimi.

“Ka studime që virusi qëndron 3 orë në ajër. Si dhe ai mund të qëndrojë në objekte. Në shtëpi është e ndaluar të përdoret kondicioneri.

Mund ta ketë një person virusin dhe me anë të kondicionerit mund të infektohen të tjerët”, u shpreh mjeku nga studio e programit “Open”.