“Luli nuk shkon lule më lule” Rama ironizon Bashën: Kur ra në dorën time i erdhën gjithë të mirat

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ka zgjedhur edhe të ironizojë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke thënë se forca e tij politike është katandisur si figurante e manifestimeve të presidentit Ilir Meta.

Ndër të tjera ai shtoi se Basha, pas marrëveshjes së 17 majit, kishte vetëm të mira.

“Kur bie në duar të mira sic ra tek unë, i bien të mira që nuk i kupton se i vijnë ata e i thonë të ka marrë në qafë. Po si mund të katandiset PD në këtë farë feje?“, tha Rama në Kuvend.

FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA

“Dëgjova një gjë që se eshte shume e rendesishme se si e marrin nga njëri tjetri, je i shqetësuar në fytyrë tha ky parafolësi, je mërzitur tha që ai tjetri të ka marrë dashurinë tënde, por ti do ta kuptosh që je njësoj me të ndaj Luli shkon lule më lule se të gjitha lulet janë njësoj pse të rrijë me një lule. E kupton ca i bëre Lulit duke u perpjekur ta mbrosh?

Por ai nuk shkon lule më lule, ai është thjesht ku rafsha mos u vrafsha e varet se ku bie.

Kur bie në duar të mira sic ra tek unë, i bien të mira që nuk i kupton se i vijnë ata e i thonë të ka marrë në qafë.

Nuk e kuptoj si një opozitë e tërë bëhet servis i kinostudios Shqipëria e re, bëhet servis. E keni parë filmin Debatiku ku eshte ajo shprehja “na e vranë colin o none”.

Kanë qenë dy personazhe që e braktisën nga të parët rrugën e revolucionit demokratik kur panë që revolucionin e mori në dorë kush vinte nga ana tjetër.

Mblidhin figurantë këta e kishin mbushur rrugën që të bëhej vrasja e colit mes pleqve e plakave.

Po si mund të katandiset PD në këtë farë feje?

Damiani do ulet, madje ai ka qenë ulur, ata erdhën u ulën, ne themi pse rrinë në këmbë për të bërë figurantin? Nejse”.