Mjeku infeksionist Pipero jep lajmin e shumëpritur nga të gjithë: Çfarë do të ndodhë pas dy javësh

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Abc News beson se pasi të kalojmë këtë 2 javësh, prilli do të jetë më i lehtësuar dhe se rastet e të prekurve nga COVID-19 do të bien, gjithmonë kjo nëse qytetarët vazhdojnë të respektojnë masat e marra nga qeveria. 

Pjesë nga biseda:

“Unë mendoj se fundi i javës së dytë të prillit do fillojnë të bien raste. Por e lidh këtë me se sa i kanë zbatuar qytetarët masat e marra nga qeveria. Të vazhdojnë dhe të respektojnë këshillat, jo vetëm që të shmangin kontaktet dhe të mos sëmuren vetë, por edhe të mos bëhen burim infeksioni për të tjerët”, përfundoi ai.