Mjeku jep lajmin e mirë: Pse vendi ynë do të jetë një nga vendet më pak të dëmtuar nga koronavirusi

Mjeku Edmond Stojku në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Ora News” deklaroi se ne do të jemi një nga vendet me më pak të dëmtuar nga kjo pandemi globale.

Fjala e mjekut:

“Në radhë të parë kemi për detyrë të mbrojmë veten dhe në radhë të dytë kemi për detyrë duhet të mbrojmë edhe të tjerët, qysh nga familja deri te shoqëria. Duhet të japim shembuj përgjegjshmërie, pasi përndryshe dëmi do të jetë shumë i madh. Unë shoh se shoqëria shqiptare ka reaguar shumë mirë. Është e vërtetë që do të ketë një rritje eksponenciale të rasteve, por kjo rritje deri tani e rasteve është e moderuar dhe nëse vazhdon ky trend ne do të futemi te vendet me më pak të dëmtuar nga kjo pandemi globale”, tha ai.