Ndërron jetë edhe një tjetër paciente nga koronavirusi në Spitalin Infektiv, shkon në 7 numri i viktimave

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana,  e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.