Plas sherri/ Aida Shtino revoltohet me Arbana Osmanin: Asnjë pikë etike s’keni

Aida Shtino moderatorja shumë e dashur për publikun e cila ka bërë të lumtur qindra shqiptarë me emisionin e saj “Njerëz të Humbur”, është shprehur e revoltuar në rrjetin social “Facebook” për shkak të një deklarate të bërë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Gjatë emisionit “Dua të të bëj të lumtur” është përmendur emri i saj dhe emisioni që dikur prezantonte, dhe kjo gjë nuk e ka bërë të lumtur moderatoren.

Shtino i referohet një deklarate të bërë në emisionin e 14 marsit, ku pas 53 vjetësh një burrë takoi për herë të parë nënën e tij.

Në emision ai tha se as Aida nuk ia ka gjetur nënën e tij, por këtë mision e ka përmbushur me sukses “Dua të të bëj të lumtur”.

E revoltuar, Aida shkruan se zotëria në fjalë nuk ka qenë kurrë në emisionin e saj, duke e quajtur një “trillim”.

“Unë gëzohem shumë që ky zotëri e gjeti nënën biologjike, por gazetarët e emisionit që përgatisin këtë emision, duhet të investigojnë kur përmendin emisione dhe emra.

E çuditshme se në 4000 raste të humburish që kam pasur të denoncuar në emisionin tim, ky zotëria në fjalë nuk ka qenë asnjëherë!!!”

Ajo më tej shprehet se po përbaltet emri i saj dhe i emisionit, falë të cilit janë gjetur 1600 të humbur.

Më pas Aida Shtino kritikon emisionin e Arbana Osmanit, për të cilin thotë se nuk e respekton etikën dhe ndjenjën njerëzore.

“Nëse ky është profesionalizëm s’di çtë them… Nuk respektohet asnjë kod etike dhe asnjë ndjenjë njerëzore, për të cilën ata njerëz kanë vuajtuar një jetë”, shprehet ajo.