“Pranojnë vetëm pacientë që…”/ Aktores së famshme i refuzohet shtrimi në spital për trajtimin e koronavirusit

Aktorja Olga Kurylenko tha se iu refuzua shtrimi në spital për trajtimin e koronavirusit pasi janë plot me pacientë që po luftojnë me jetën e tyre.

Aktorja Hollivudiane tha mbrëmjen e së hënës se ishte me temperaturë të lartë, një ditë pasi zbuloi se kishte rezultuar pozitive me koronavirus.

Aktorja u shpreh se spitalet po shtrojnë vetëm pacientë që po luftojnë me vdekjen, ndërsa i kërkuan të telefononte një ambulancë nëse përkeqësohej.

40-vjeçarja tha se nuk e dinte se ku e kishte kontraktuar virusin, duke sugjeruar se mund ta ketë marrë nga prekja e dorezës së derës së taksisë.

“Pse nuk jam në spital? Sepse spitalet tona janë plot dhe po shtrojnë vetëm pacientë që po luftojnë me vdekjen. Më thanë që nëse përkeqësohem të telefonoj një ambulancë,”- tha aktorja.

Burimi: Daily Mail