REKORD HISTORIK/ Senati amerikan jep OK: Miratohet paketa, 2 trilionë dollarë për të luftuar koronavirusin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura deri në fund për të luftuar pandeminë e koronavirusit, që prej muajsh po kërcënon botën.

Kështu mësohet se senati amerikan ka miratuar një plan ekonomik, që kap shifrën e një rekordi historik, plot 2 trilion dollarë.

Kjo shumë është e bbarabartë me gjysmën e shumës së buxhetit aktual vjetor federal të SHBA.

Tani më ky projektligj do miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas do ti kalojë presidentit Donald Trump për ta nënshkruar.

Kjo paketë synon të nxisë ekonominë amerikane, duke dhënë pagesa për individët në mënyrë direkte, lehtësira për bizneset dhe mbështetje për sistemin e shëndetësisë.

PLANI EKONOMIK

Elementët kryesorë të propozimit janë: 250 miliardë dollarë për pagesa të drejtpërdrejta për individë dhe familje, 350 miliardë dollarë në kredi për biznesin e vogël, 250 miliardë dollarë në përfitime të sigurimit të papunësisë dhe 500 miliardë dollarë në kredi për kompanitë në vështirësi. Për më tepër, projektligji do të sigurojë një shumë të madhe për spitalet, 130 miliardë dollarë, si dhe 150 miliardë dollarë për qeveritë shtetërore dhe lokale.

Kujtojmë se deri më tani New York është një nga qytetet më të prekura në SHBA nga koronavirusi, ndërkohë që në vend janë konfirmuar 70.000 të prekur dhe 1.050 viktima.