Riatdhesimi i shqiptarëve të bllokuar në vendet e botës/ Rama: Kush dëgjon këtë komunikim të identifikohet përmes këtij kanali

Kreu i Qeverisë Edi Rama në një komunikim për publikun foli për riatdhesimin e të gjithë shqiptarëve që janë bllokuar në vende të ndryshme të botës. Rama tha se aktualisht janë identifikuar 1379 që kanë dërguar shqetësimin e tyre në kanalin e emergjencës, por gjithsej janë 2163. Kyeministri Rama tha se do vijohet me kthimet në atdhe dhe po bëhet një punë e përbashkët dhe me Presidentin.

Fjala e Kryeministrit Rama:

“Tani dhe një gjë specifike që e kemi diskutuar dhe dje në mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që është për kthimin e shqiptarëve në atdhe. E kemi ndarë këtë shqetësim edhe zyra e Presidenti është e përfshirë intensivisht me ministrisë së Evropës dhe Punët e Jashtme, me ministrinë e Infrastrukturës dhe ministrin për Rindërtimin. Aktualisht janë të identifikuar dhe listuar 1379 shtetas, dhe janë 2163 të raportuar. Kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim të identifikohet përmes kanalit të urgjencës. Ju lutem mos u ankoni për ambasadat se telefoni del i zënë. Mos u ankoni se janë të zënë. Kemi nisur punën për të lehtësuar ardhjen e tyre në Shqipëri. Ndërkohë janë bërë dhe shumë zgjidhje, kemi tërhequr nga Spanja dhe Gjermania, Rumania dhe vende të tjera”, theksoi Rama.