Rrënqethëse/ Prifti italian vdes pasi i dha respiratorin e tij një të riu duke i shpëtuar jetën

Një histori sa e dhimbshme, aq dhe emocionuese është ajo që vjen së fundmi nga Italia.

Bëhet fjalë për një prift, i cili ka bërë një gjest sakrifikues për ti shpëtuar jetën një të riu që ishte prekur nga koronavirusi.

Don Giuseppe Berardeli, 72 vjeçar, ia dha respiratorin që ishte porositur për të, të riut që nuk e njihte.

Ngjarja ka prekur dhe një punonjës shëndetësor në Itali.

“Don Giuseppe u nda nga jeta si një prift. Më ka prekur shumë fakti që ai hoqi dorë nga jeta e tij për t’ja dhënë dikujt tjetër”, ka deklaruar ai për mediat vendase.

Deri më tani numri i priftërinjve që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 30.

https://catholicoutlook.org/italian-priest-who-gave-up-respirator-dies-from-coronavirus/