Shteti vendos në karantinë Robert Berishën, revoltohet këngëtari: Nuk do të marr koronavirusin por ndonjë virus tjetër nga mungesa e higjenës

Këngëtari i njohur Robert Berisha dhe menaxheri i këngëtares Tayna, Rinor Hykolli pas koncerteve në Amerikë janë karantinuar nga qeveria e Kosovës.

Pasi kanë mbërritur në aeroportin e Prishtinës, ata janë vendosur në konvikte, godinë e cila po shërben si karantinë. Megjithatë Robert Berisha ankohet për kushtet në të cilat po jeton dhe shkrua se nuk do të marrë koronavirusin por ndonjë virus tjetër nga mungesa e higjenës. Këngëtari ka publikuar edhe një foto të një lavamani, i cili është i mbushur me myk e me ndryshk.