Tamponët për të identifikuar të prekurit me koronavirus/ Meta tregon çfarë pritet brenda pak ditëve: Mijëra…

Kreu i Shtetit Ilir Meta sot në mbrëmje në një lidhje të drejtpërdrejtë mw emisionin “Real Story” deklaroi se shumë shpejt në vendin tonë do ketë dhjetëra mijëra tamponë që mund të përdoren për testimin në masë në të ardhmen e afërt.

Fjala e Presidentit Meta:

“Më e rëndësishmja dhe sfida që kemi tani është të mbrojmë mjekët dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të kësaj beteje. Ne jemi në një situatë shumë më të favorshme në aspektin e menaxhimit. Sot morëm sigurimet se masat për mbrojtjen e personelit të vijës së parë janë marrë dhe po mbërrijnë të gjitha. Shqipëria do ti ketë të gjithë mundësitë e tamponimit. Por dy gjërat më të rëndëshime tani janë: Mbrojtja e mjekëve dhe personelit që është në vijën e parë Testimi i të gjithë personave që japin simptoma apo që kanë qenë në kontakte me personat që kanë  rezultuar pozitivë. Tamponet ekzistojnë dhe janë marë masat për të pasur dhjetëra, mijëra tamponë në një të ardhme të afërt”, deklaroi Presidenti Meta.