Të izoluar, por bashkë në klasat virtuale të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

Universiteti Mesdhetar  i Shqipërisë nën moton “Të Izoluar por bashkë”, ju përshtat menjëherë situatës së pezullimit të mësimit në auditor duke e fokusuar këtë proces nëpërmjet klasave virtuale , të cilat  u vunë në  funksiononim plotësisht për të gjitha lëndët,  që në datën 16 Mars, 2020.

Ky transformim i metodës së mësimdhënies u realizua lehtësisht , duke qenë se prej 10 vitesh Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH) është pjesë e G-suite education, duke qenë pra i  familjarizuar me këtë platformë dhe duke kaluar lehtësisht drejt klasave virtuale në Google classroom dhe Google meet.

IMG_7632.jpeg

Gjithçka ka vazhduar e organizuar si një rutinë e zakonshme akademike, duke përfshirë jo vetëm mësimdhënien, por edhe të gjitha funksionet e tjera të zyrave të UMSH-së dhe atyre administrative si sekretaria, biblioteka, tashmë on-line , me të cilat  mund të komunikojnë  jo vetëm pedagogët, por edhe  studentët.  Grupet e leksioneve dhe seminareve, zhvillojnë plotësisht programin mësimor të planfikuar për semestrin e dytë , ndërkohë që evidentohen pjesëmarrjet e studentëve në seminare/ushtrime , leksione dhe angazhimi i pedagogeve.

Këshilli studentor është angazhuar maksimalisht për të njoftuar të gjithë studentët dhe për të ndarë gjithë informacionin e nevojshëm në grupet e komunikimit të ngritura për këtë qëllim.

Një zinxhir eventesh akademike të koordinuara me njëra- tjetrën e kanë bërë të suksesshëm këtë strukturë në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore kombëtare.

Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë , Akademik, profesor  Gudar Beqiraj shprehet se qëllimi i urdhrave të lëshuar për këtë ishte i disa kahshëm. Së pari  vazhdimi i procesit akademik për  studentët , të cilat janë prioriteti ynë i përhershëm. Së dyti angazhimi i tyre social në një kohë të vështirë për moshën që kanë me izolimin e zgjatur, së treti mbajtja e një rrjeti komunikimi të hapur të vazhdueshëm në mes të gjithë strukturës akademike në përfshirjen e tyre te gjerë në gjithë procesin  edukues e shkencor.

UMSH do të vazhdojë dhe me risi të tjera në ditët në vazhdim për të bërë më te lehtë situatën për të gjithë, por dhe për të qenë bashkë megjithëse të izoluar.

IMG_7633.jpeg

IMG_7634.jpeg

IMG_7635.jpeg

IMG_7636.jpeg