Tërmeti i fortë godet këtë shtet, dëmtohen banesat, njerëzit dalin në rrugë

Kroacia është goditur sot në orët e para të mëngjesit nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ballë.

Mësohet se epiqendra ishte në Zagreb, ndërkohë nuk raportohen njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e lëkundjeve janë dëmtuar shumë ndërtesa dhe të gjithë personat e alarmuar kanë dalë në rrugë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ishte 5.3 i shkallës Rihter, i pasuar nga një tjetër me magnitudë 5.1.

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviç u bëri thirrje përmes llogarisë së tij në Tëitter njerëzve në rrugë për të mbajtur distancën midis tyre, ndërsa vendi po lufton me përhapjen e koronavirusit.

Edhe Kroacia është një nga vendet që po lufton me pandeminë e koronavirusit, ku deri më tani janë 206 raste të infektuar dhe një person ka humbur jetën.