Tmerri i koronavirusit në Shqipëri/ Mjeku kërkesë qeverisë: Ja vendimi që duhet të merrni menjëherë

Mjeku Gazment Koduzi në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Ora News” thekson që qeveria duhet të vendosë buxhetin e duhur dhe të bëhen teste horizontale për të kapur në kohë rastet e dyshuara me koronavirus.

Kërkesat e mjekut Koduzi:

“Duhet të rritet numri i testeve në mënyrë horizontale. Qeveria shqiptare duhet të gjejë mjetet, duhet të ketë vullnetin të vendosë buxhetin e duhur dhe te marrë vendimin e duhur që të bëhet ky ekzaminim horizontal, pra testim horizontal bazuar në një protokoll të caktuar. Element tjetër është siguria e personelit shëndetësor, ka disa vatra, si në spitalin e Lezhës, në Sauk tek Spitali Shefqet Ndroqi, tek qendra shëndetësore 1,  tek spitali i Durrësit, tek infektivi doli një mjek pozitiv. Pra edhe njëherë theksoj nevojën e pajisjes së personelit mjekësor me setin antivirus. Pra unë mendoj që këto janë disa nga elementët”, përfundon mjeku Koduzi.