Vendim ekstrem, Serbia kthen në spitale kundër COVID-19 sallat e mëdha

Serbia deri më tani ka 303 raste të konfirmuara me COVID-19, si dhe 3 viktima, por shteti ballkanik është duke i marrë masat për të përballuar një fluks shumë më të lartë në ditët në vijim.

Presidenti Vucic njoftoi dje se një sallë e madhe është shndërruar tashmë në një spital për trajtimin e të presonave të infektuar nga koronavirusi.

Salla do të ketë një kapacitetet prej 3 mijë shtretërish dhe aty do të japin ndihmën e tyre disa ekspertë kinez.

Ndërkohë kjo sallë në Beograd nuk do të jetë e vetmja, pasi Serbia planifikon që të ktheje në spitale të mëdha edhe disa salla në Nish dhe Novi Sad.