VIDEO/ E frikshme, shikoni se si tundet toka nga tërmeti i fuqishëm në Kroaci

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë goditi kryeqytetin e Kroacisë, Zagrebin orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kjo situatë ka shkaktuar mjaft panik ndër banorët, të cilët dhe pse të frikësuar nga situata e koronavirusit, kanë dalë jashtë nga banesat e tyre.

Fatkeqësisht mësohet se viktimë ka mbetur dhe një adoleshent 15-vjeçar.

Lëkundjet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, në ndërtesat e qytetit të cilat janë rrënuar.

Gjithashtu edhe në maternitetin e Zagrebit, nënat me foshnjet e sapolindura kanë dalë menjëherë jashtë të frikësuara.

Ndërkohë në një video të postuar në rrjetet sociale, tregohet fuqia e tërmetit, i cili edhe pse zgjati vetëm 10 sekonda ishte i fuqishëm ku duket edhe sesi lëkunden mjetet.

Sipas qendrës sizmiologjike thellësia ishte 10 kilometra.