“A thua kemi rroga të larta shumë” ‘shpërthen’ moderatorja shqiptare: Kam ngelur gojëhapur, s’di çfarë të them më

Hygerta Sako program

Në këtë situatë të vështirë që e gjitha bota po kalon, ku dhe vendi ynë nuk bën përjashtim, duket se ka persona që nuk i kanë pritur mirë masat shtrënguese të qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Një prej tyre është dhe moderatorja e njohur e RTSH, Hygerta Sako.

Ajo ka folur me tone të ashpra kundër vendimit për të përgjysmuar rrogat në administratën shtetërore dhe mbylljen e klinikave dentare apo anulimin e operacioneve.

“Mirë që na morën lirinë, shkojnë përgjysmojë pagat e administratës shtetërore, a thua rrogat e larta shumë këtu tek ne, por shtyhen pa afat operacionet kirurgjikale dhe ndërhyrjet dentare. Po çfarë kujtojnë këta se bëjnë operacione apo shkojnë te dentisti për qejf? Të sëmurët e tjerë të mbajnë radhën. COVID-19 ka rëndësi. Kam ngelur gojë hapur. Lusni Zotin të mos na zerë dhëmballa. S’di çfarë të them më,”-shprehet Sako e revoltuar në rrjetet sociale.