COVID19/ Kryeprokurori vë dorën në zemër, dhuron pagën e tij: Detyrim moral ndaj vendit

Kryeprokurori Olsian Cela

Një kërkesë e fortë është bërë nga Kuvendi i Shqipërisë për 30 institucione të ndryshme që ata të dhurojnë pagat në ndihmë të situatës së krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Në rradhët e drejtësisë është Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Cela, që ka deklaruar se do të dhurojë pagën e tij.

Të njëjtën gjë ai ka kërkuar dhe për vartësit e tij, që të ndihmojnë sat ë munden.

“Është detyrim sa moral aq edhe qytetar ndaj vendit. Personalisht do të kontribuojë me pagën time. Kush e vlerëson të kontribuojë,” ka deklaruar Çela.