E rëndë/ Një burrë vret veten në banesë, policia jep detajet e para

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poliçan.

Sipas informacioneve, një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke vrarë veten me armë zjarri në banesën e tij.

Viktima është Ylber Spahiu, i cili e ka marrë vendimin për të kryer aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike.

Burimet konfirmojnë se viktima ishte prej disa javësh në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se jetonte i vetëm pas bllokimit të kufijve nga frika e përhapjes së coronavirusit pasi mbyllja e kufijve la në Greqi gruan dhe dy fëmijët e 48-vjecarit.

Pas krismave që u dëgjuan në qytet, kanë qënë komshinjtë ata që njoftuan policinë, e cila pas mbërritjes në banesë e gjeti trupin e 48-vjecarit pa shenja jete.

Trupi i pajetë u përcoll në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas eksperzisës rezultoi se 48-vjecari Ylber Spahiu është vetëvrarë nga arma automatike “kallashnikov”.