“Është miratuar së fundmi” Pëllumb Pipero tregon ilaçin që po kurohen të prekurit me COVID19

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka treguar terapitë që po përdoren për të trajtuar pacientët me koronavirus në spitalin Infektiv.

Ai ka zbuluar dhe një medikament, hidroksiklorokinën, e cila është miratuar së fundmi dhe nga FDA si protokoll mjekimi në SHBA, e kombinuar dhe me azitromicinën.

“Hidroksiklorokina është futur prej një jave dhe presim të kemi rezultatet e para”, tha Pipero që pohoi se ecuria duket pozitive.

Ndërkohë ai shtoi se për vaksinën duhet të presim të paktën edhe një vit.

“Personalisht nuk kam ndonjë shpresë të madhe, që këtë vit mund të kemi një vaksinë efektive, vaksina mund të dali nga fundi i vitit dhe të jetë në përdorim për njerëzit nga marsi i vitit tjetër”, deklaroi Pipero në një lidhje me studion e emisionit “Opinion”.