FOTO/ Këtë vogëlushe e keni parë shpesh në ekran, por a e gjeni dot se kush është?

Ajo është një nga aktoret më të njohura, e cila ka marrë pjesë në shumë telenovela turke, që kanë dominuar në ekranin shqiptar.

Bëhet fjalë për aktoren Beren Saat, e cila për ne është e njohur në rolin e Bihter dhe po ashtu të Sulltaneshës Kosem, projekt ky i cili shumë shpejt u bë i pëlqyer pas “Shekullit të madhërishëm” i cili u cilësua ndër serialet më të shikuara në Ballkan.

Beren ka treguar shumë sukses në fushën e kinematografisë dhe jo më kot në shumë projekte mban rolet kryesore.

Teksa shohim fotot e tanishme të saj, mund të themi që aktorja ka mbetur e njëjtë dhe nuk dallon shumë nga pamja e fëmijërisë.