Karta juaj e identitetit ka skaduar? Duhet të lexoni patjetër këtë njoftim të rëndësishëm

Një nga pyetjet më të përhapura që po shtrohet së fundmi është dhe mënyra si do të veprojnë personat që ju ka skaduar mjeti i tyre i identifikimit.

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund kësaj dileme duke sqaruar me anë të një urdhëri të firmosur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Aty thuhet se do të njihen të gjitha mjetet e identifikimit, duke përfshirë dhe certifikatat që mund të printohen në portalin E-albania.

 “U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat id që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë! ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton të printoni nga kompjuteri juaj apo në kompjuterin e bankës një çertifikatë të freskët nga e-Albania. Aman derman lexojeni,”-shkruan Rama.