Ndodh edhe kjo/ Vijnë në jetë binjakët, prindërit i vënë emrat CORONA dhe COVID

Një histori e habitshme është ajo që vjen së fundmi nga India.

Prindërit u kanë vendosur emrat Corona dhe Covid dy binjakëve të sapolindur në maternitet.

Ngjarja ka shkaktuar shumë reagime për shkak të situatës që është krijuar nga pandemia e koronavirusit për të gjithë botën.

Vajza dhe djali lindën në Indinë e izoluar prej ditësh, ndërsa sipas prindërve ky vendim është marrë pasi emrat do të kujtojnë problemin që ata dhe planeti kanë kaluar.

“Virusi është i rrezikshëm, por kjo epidemi ka bërë që njerëzit të fokusohen te higjiena dhe të tjera zakone të mira. Prandaj menduam për këto emra,” është shprehur nëna, e cila deklaroi se kishte patur lindje të vështirë.

Por ka qenë stafi i spitalit që i thërriste foshnjet vazhdimisht Corona dhe Covid.

Kjo i ka shtyrë prindërit të marrin vendimin final.