Nuk kanë fund lajmet e mira, ja çfarë ka ndodhur sot në spitalin Infektiv

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm shumë të mirë.

Mësohet se numri i personelit shëndetësor të shëruar nga COVID19 ka shkuar në 27.

Manastirliu bën me dije se gjatë 24 orëve janë shëruar 1 mjeke dhe 4 infermierë me koronavirus.

REAGIMI I MINISTRES OGERTA MANASTIRLIU

Lajm i mirë

Edhe 5 të shëruarve mes personelit shëndetësor gjatë 24 orëve të fundit.
1 mjeke dhe 4 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP

Shkon në 27 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga #COVID19

Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #Covid19