“Të gjithë në shtëpi” Rama nxjerr urdhërin me rëndësi për lëvizjen e kalimtarëve

Edi Rama kryeminister

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë njoftimin e rradhës përsa i përket lëvizjes së qytetarëve në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai ka bërë me dije se edhe për këtë fundjavë, do të vijojnë të njëjtat kufizime ashtu si fundjavën e kaluar.

Kreu i qeverisë shprehet se të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi duke filluar nga ora 13.00 e së shtunës e deri në orën 05.00 të ditës së hënë.

“Nga nesër, e shtunë 13.00, deri të hënën 05.00, njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi”-shkruan Rama në reagimin e fundit.