A synon Meta të drejtojë opozitën? Ja si përgjigjet Presidenti

Ilir Meta i është përgjigjur edhe zërave që qarkullojnë së fundmi se me veprimet e tij po synon që të drejtojë opozitën.

I pyetur në emisionin Opinion, Meta deklaroi: “Nuk është qëllimi im as të drejtojë opozitën dhe as të luftojë qeverinë. Nuk përzihem më me këta aktorë. Detyra ime është të mbrojë Kushtetutën. Presidenti nuk merret më me këto histori. Do të ruajë figurën e presidentit dhe do merrem me mbarëvajtjen e demokracisë”.