Aksident i rëndë, automjetet përplasen “kokë më kokë”

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korcë pak minuta më parë. Dy makina janë përplasur kokë më kohë në zonën pranë Medresesë. Dy mjetet e përfshira në aksident janë  një tip Benz dhe një tip Volkswagen.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se mjeti Volkswagen i ka prerë rrugën Benzit, duke shkaktuar aksidentin. Përplasja e dy makinave, edhe pse e fortë nuk ka shkaktuar viktima fatmirësisht, por vetëm dëme të shumta materiale.