Aktori Zef Deda i bashkohet protestës së Teatrit në Shkodër

Ditën e sotme, aktori i njohur Zef Deda, i është bashkuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit gjatë tubimit të mbajtur në Shkodër.

Ndërkaq, në nisje të fjalës së tij, Deda puthi godinën e Teatrit “Migjeni” ndërsa shtoi se nuk duhet lënë që arti e kultura të rrënohen.

“Po të ishim dhe ne, ju artista shkodranë, po të ishim të gjithë, nuk do e shembin dot Teatrin Kombëtar. Janë super komunista, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Ajo është një mafie dhe po e shkatërron këtë vend. Por jo, nuk do ta lejojmë këtë gjë”, u shpreh Deda.