Aleanca për Teatrin zhvendoset në Kukës, mbledh firmat për peticion

Ditën e sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur në Kukës. Aktualisht, aktivistët e AMT po mbledhin format në kuadër të peticionit për rindërtimin e teatrit në vendin ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Ndërkaq, mësohet se AMT-së i janë bashkuar në protestë dhe qytetarë e aktivistë të cilët nën logon “Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht” janë sensibilizuar me artistët që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Dy ditë më parë protesta e Aleancës për Teatrin ishte në Shkodër, ku u zhvillua tubimi para Teatrit Migjeni në orën 17:00.