Deklarata e Bashës për Reformën Zgjedhore/ Yuri Kim entuziaste : Përshëndesim vendimin e kreut të PD

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se është i hapur për të gjitha llojet e reformave, duke përfshirë dhe atë zgjedhore por edhe atë në drejtësi.

Menjëherë pas kësaj deklarate, ka ardhur dhe reagimi i ambasadores së SHBA në vendin tonë Yuri Kim.

Ajo është shprehur së përshëndet vendimin e liderit demokrat për përfundimin e Reformës Zgjedhore dhe pret gjithashtu dhe liderët e tjerë që të tregojnë udhëheqje të ngjashme.

“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne mezi presim liderë të tjerë që tregojnë udhëheqje të ngjashme”, ka shkruar ambasadorja Kim.