Dhuna ndaj aktivistëve/ Gazetarja i kthehet Bashës: Në Shqipëri janë rrahur e vrarë dhe më parë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dënuar sërish dhunën që është ushtruar ndaj aktivistëve gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Basha është shprehur se media duhet të ndalojë Ramën të largohet nga ‘skena e krimit’.

Ka qënë gazetarja Mirela Milori që e ka rikujtuar Bashën se në vendin tonë janë dhunuar gjithmonë protestuesit, madje edhe janë vrarë, duke sjellë në kujtesë vrasjen e protestuesve në 21 janar.

Kreu i demokratëve i është përgjigjur shkurt: Nuk është hera e parë, por duhet të jetë hera e fundit.

Pjesë nga biseda:

Basha: S’kemi ç’të flasim më për teatrin, është një nga seritë e vjedhjeve. Është një vjedhje që ka zgjatur shtatë vite, të pasurive tona kombëtare, të bregdetit, të parave të shqipatrëve. Duhet të kuptoni, që mos ta lejoni këtë njeri të largohet nga kjo skenë krimi vetëm me “e lagu, s’e lagu”, “e rrahu, s’e rrahu”.

Gazetarja: Janë rrahur janë vrarë, nuk është hera e parë në Shqipëri…

Basha: Nuk është hera e parë, por duhet të jetë hera e fundit. Vjedhja e truallit te Teatri Kombëtar duhet të ishte sot lajm kryesor. E pranoi në parlament. Pse e vjedh në këtë mënyrë truallin, çfarë e detyron, sepse ky është në një marrëdhënie të pandashme me mafian. Kur merr kaparin, ose do bësh detyrën, ose do hash plumbin. Dhe këta janë pengje të mafias.