“Do kishim mbi 1 mijë të vdekur”, Beqaj tregon parashikimin e frikshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një analizë të masave të marra nga qeveria për luftën me koronavirusin. Beqaj ka bërë krahasime me shtetin suedez, i cili nuk vendosi të merrte masa kufizuese për vendin.

Sipas analizës së Beqaj, situate ka qenë e mirë.

Deputeti i Partisë Socialiste shprehet se masat kanë dhënë efekt dhe thotë se nësë vendi ynë do kishte pasur qasjen suedeze, atëherë do kishte të njëjtin efekt në pasojat dhe shëndetin e qytetarëve.

Deklarata e Ilir Beqaj për ATA:

Do të kishim 9,249 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 1,107 fatalitete. Sesi do ta kishte përjetuar shoqëria shqiptare këtë përmasë të pasojave të COV-19 në shëndetin e bashkëqytetarëve të saj nuk jam në gjendje ta përfytyroj, por meqë nuk ndodhi nuk ia vlen të zgjatemi këtu. Ndërsa histerinë e opozitës jashtëparlamentare askush nuk e ka të vështirë ta përfytyrojë.

Disa ditë më parë, Beqaj acaroi opinionin publik ku publikoi një nismë për uljen e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri, si një masë për përballimin e COVID-19.

Deklarata e tij shkaktoi debate të ashpra dhe ai u shpreh se është keqkuptuar pasi nuk e ka pasur për pensionet e të moshuarve.