E diela pa makina/ Blerina Bombaj i përvishet Ramës: Restorantet me çfarë do i paguajnë rrogat

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga tetori deri në mars, të dielat do të jenë pa makina. Ndërkohë, kjo nismë ka pasur kundërshtime nga shumë personazhë public por jo vetëm edhe qytetarë. Ndërkaq, kjo nismë është kundërshtuar fortë dhe nga dietologia Blerina Bombaj.

Bombaj thotë se restorantet në periferi punën më të shumtë e kanë në fundjavë, dhe nëse hiqen makinat atëhere me çfarë do të paguhen punëtorët, rrogat, taksat, uji, ushqimi i gjësë së gjallë?

“Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s’ka më mirë. Kam vetëm një pyetje të vockël: këto restorantët që punojnë në fundjavë në periferi, që kanë 3 muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restauruan dhe u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën, që nxorrën stafin në punë me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjesë së gjallë, ujë, plehun, leshin dhe preshin??? Dua një përgjigje faleminderit për mirëkuptimin!,”-shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.