E rëndësishme/ DPSHTRR: Ja ç’duhet të bëni kur shisni makinën, por s’keni kaluar pronësinë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që kanë blere apo shitur mjet, por nuk kanë bërë kalimin e pronësisë.

DPSHTRR njofton se nuk munden të azhornohen të dhënat nëse pala shitëse nuk ka kontakte me blerësin.

Ndër të tjera thuhet se nëse mjetin e blerë nuk e keni kaluar në emrin tuaj, atëherë ky mjet do ju bllokohet ose konfiskohet nëse shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve.

Postimi i plotë i DPSHTRR:

Keni shitur një mjet  dhe vijon të mbetet në emrin tuaj ndërsa e përdor blerësi?

Ky mjet mund t’ju ngarkojë me detyrime nëse blerësi nuk paguan taksat, nëse nuk paguan gjobat brenda apo jashtë vendit!

Keni blerë një mjet dhe nuk e keni kaluar në emrin tuaj?

Ky mjet mund t’ju bllokohet apo konfiskohet nëse shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve!

SHITËSA & BLERËSA!

Rregulloni pozicionin tuaj në lidhje me mjetin! Për ju, për sigurinë rrugore, për DPSHTRR, për ligjin:

SHITËSI ka të drejtën të deklarojë mes dokumentave, faktin e aktit të shitjes, pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)!

BLERËSI ka detyrimin të regjistrojë në emrin e vet (individ/subjekt) mjetin pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)!

‼Për shkak të situatës së pandemisë COVID19, aplikimi i gjobës që parashikohet nga Kodi Rrugor për blerësin (10,000 – 40,000 Lekë të reja sipas vonesës)ndaj çdo regjistrimi të vonuar kalimi pronësie, do të shtyhet si afat deri në një njoftim të dytë!

Për gjithë ata që planifikojnë shitjen-blerjen, DPSHTRR ofron shërbimin e lehtësuar të kalimit të pronesisë së mjetit direkt në sportelet tona – 1 Stop Shop (1,400 Lekë)! #MëShpejtMëLehtëMëLirë

Për më shumë informacion për ndërrimin e pronësisë së mjetit:

https://ëëë.dpshtrr.al/…/udhezues-shitblerjet-e-paregjistru…

Faleminderit për mirëkuptimin!