Foto/ Sali Berisha zbulon kokainë në shtëpinë e Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se ka zbuluar gjurmë droge në banesën e kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha ka postuar dy fotografi të kryeministrit Rama nga shtëpia e tij në Surrel, se në komodinën pas tij dallohet një vazo dhe ajo çka për Berishën është pluhur i bardhë droge.

Berisha e akuzon vazhdimisht Ramën se konsumon drogë, dhe refuzon të bëjë testin, por këtë herë ai beson se ka fakte.