I riu i zhdukur që prej së martës, çfarë dëshmojnë shokët e tij

Ardian Pali është 18-vjeçari i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së martë në malin e Korabit.

I riu ishte ngjitur bashkë me dy shokë të tij për të mbledhur bimë mjekësore, por nuk është kthyer në shtëpi që prej asaj dite.

Ndërkaq, dy shokët e tij kanë dhënë dhëshmitë pasi janë kthyer në banesa. Ata kanë thënë se janë ndarë me 18-vjeçarin për shkak të një stuhie dhe nuk u panë më.