“Jam i hapur për çdo reformë” Basha ndez dritën jeshile: Rama nuk ndryshon, ta shporrim me votë masive!

Pas përfundimit të mbledhjes me ekspertët e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha ka folur për Reformën Zgjedhore duke thënë se nuk ka patur një propozim të tillë për sistemin danez të propozuar nga SHBA.

Ai ka thënë se është i hapur për çdo reformë, dhe ka një vullnet personal ndryshe nga kryemimnistri Rama.

“Nuk ka një propozim të tillë amerikan. Ka një vullnet timin personal për tu dhënë shqiptarëve sistemin që meritojnë. Nuk  shoh asnjë vullnet nga Edi Rama për ta ndryshuar sistemin. Jam i hapur për listat dhe çdo lloj reforme të re. Gjëja e parë është të shporrim me votë masive”, tha Basha në deklaratën për shtyp.

Më tej ai ka folur dhe për draftin me 14 pika të Metës ku ndër të tjera vihet theksi përfundimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE.

“Jam njohur me propozimet e presidentit që në fillim të prillit. Edi Rama nuk po tregon interes.

Ka të bëjë me vënien e drejtësisë,  me reformën  zgjedhore… në asnjë nga këto detyra opozita nuk është e pranishme.

Presidetit i kam dhënë përgjigjen që opozita po e bën detyrën e saj  me reformën dhe 15 kushtet për integrimin të cilat janë për ne udhërrëfyesi për të dalë nga kriza. Opozita nuk mund të bëjë fasadë me një njeri që kërkon të hedhë ne erë reformën dhe të marrë peng integrimin e Shqipëri në BE”, deklaroi Basha gjatë fjalës së tij.