Këngëtari shqiptar aksidentohet me familjen, ja çfarë deklaroi

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është aksidentuar pak momente më parë në Prishtinë. Fejzullahu është përplasur në rrugën ‘Agim Ramadani’ teksa udhëtonte me automjetin e tij.

Sipas një fotografie të bërë në vendngjarje, shihet makina e dëmtuar e Fejzullahut.

Këngëtari ka bërë më dije se në makinë kishte qenë bashkë me disa anëtarë të famljes dhe fatmirësisht janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Njoftimi i këngëtarit:

Deshta me ju njoftu që kam qenë pjesë e një aksidenti, së bashku me disa anëtarë të familjes time.

Të gjithë jemi shëndosh e mirë dhe nuk është diçka për me u bë tragjike.