Koronavirusi/ Pse nuk funksionon imuniteti i tufës në Suedi

Nga një studim i  kryer në Stokholm të Suedisë, vetëm 7.3% e njerëzve kanë zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit. Ky është lajmi që raporton Daily Mail.

Suedia nuk u mbyll në kushtet e pandemisë botërore dhe nuk e ka afruar mundësinë e imunitetit të tufës.

Kjo strategji është mbrojtur nga krye-epidemiologu i Suedisë Andres Tegnell.

Mos mbyllja e vendit në Suedi ngjalli një debat jo vetëm Brenda në shtëpi, por edhe jashtë.

Numri i personave që kanë humbur jetën ka qenë më i lartë se fqinjët e tyre nordikë, por më i ulët se Britania, Spanja dhe Italia, të cilat kanë marrë masa të forta për izolimin total të vendit.

Autoritetet suedeze thonë se rastet po ngadalësohen dhe se numri i pacientëve ka rënë ndjeshëm nga piku që ishte në prill.

Fillimisht ishte Britania e Madhe që u duk se po zgjidhte rrugën e imunitetit të tufës për të përballuar koronavirusin e ri. Por ata u mbyllën pasi parashikimet dukeshin të zymta.

Nga ana tjetër, Suedia shihet si vendi më i mundshëm ku do ndodhë imuniteti i tufës pasi nuk ka aplikuar masa izolimi. Por duhet që të paktën 60 përqind e njerëzve të kenë antitrupa, që të zhvillohet imuniteti i tufës.