“Kthesë për tu përshëndetur” Pas Yuri Kim, reagon dhe Rama për Bashën: Më mirë vonë se kurrë, ishalla këtë herë…

Menjëherë pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim e cila ka përshëndetur vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për kthimin në tryezë të Reformës Zgjedhore, duket se dhe kreu i qeverisë Edi Rama ndan të njëjtin mendim.

Kryeministri thekson se koha nuk pret më dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus.

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur!

Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”.