Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryetari i bashkisë

Lajmi i ndarjes nga jeta i ish-kryetarit të Bashkisë së Rrëshenit Preng Toma, ka trishtuar familjen dhe Partinë Demokratike.

Mësohet se Toma është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 63-vjeçare.

Preng Toma ka qenë njëkohësisht edhe ish-kryetar i Partisë Demokratike në këtë rreth.

Reagimi i plotë:

Ndahet nga jeta ish- kryetari i Partisë Demokratike MIRDITE PRENG TOMA. Pas nje sëmundje te rënde shuhet parakohe ne Itali, ish – drejtuesi i Deges se Partise Demokratike Mirdite dhe ish- kryetar i Komunes Kthelle dhe Bashkise Rreshen z Preng Toma, nen perkujdesjen e familjes tij, qe i sherbeu deri ne frymen e fundit te jetes se tij .

Preng Toma ka qene mesues i edukimit fizik per shume vite e njekohesisht trajner i suksesshem i ekipit legjende te volejbollit te Minatorit te Rreshenit.

Shume i votuar nga mirditoret pavaresisht bindjeve politike ne ballafafaqimet elektorale ne vendlindjen e tij Kthellen dhe ne Rreshen duke u mandatur si kryetar i njesive lokale respektive. Me vizion te qarte dhe me perkushtim dhe vecanerisht me nje árme te forte si askush, raportet shume te aferta me banoret respektive, ka justifikuar teresisht besimin, nepermjet ndryshimeve te rendesishme ne nivel lokal.