Makina përplas këmbësorin në Korçë, ja gjendja e tij

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Korçë.

Një automjet tip “BMW” ka aksidentuar një këmbësor dhe më pas është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Sipas raportimeve mësohet se i plagsuri është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Policia e Korçës ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.