“Më e mirë e ëma, se bija” vajza i bën dedikim special Eli Farës për 53-vjetorin

Eli Fara përveçse një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar është edhe ndër më të pëlqyera për fizikun e saj.

E konsideruar si femra me rini të përjetshme, Eli Fara ka festuar 53-vjetorin dhe urimet kanë qenë të shumta.

Por më i veçanti ka qenë urimi i vajzës së saj. Marina, i bëri një dedikim mjaft të bukur në “Instagram”- in saj, teksa publikoi një foto të Elit me buqetën e luleve dhuratë.

“U bëfsh 100 vjeç e bukura ime!”, shkruante ajo poshtë fotos, ku këngëtarja duket shumë në formë.

Pas këtij urimi nuk kanë munguar edhe komentet në rrjetet sociale, duke përmendur një frazë nga një këngë e famshme tiranase, “Ma e mira oma se e bija…” dhe në këtë rast ky tekst I këngës ka kuptim të drejtëpërdrejtë.