“Më quajtën agjent serb e grek”, shokon deklarata e Bujar Asqeriut: U stepa për Teatrin se më kërcënuan

Aktori i madh Bujar Asqeriu ka folur për arsyen që e detyroi të stepej duke mos folur për Teatrin Kombëtar. Asqeriu tregoi se kishte marrë kërcënime të ndryshme përmes rrjeteve sociale.

Ai tregoi, në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa, se është quajtur agjent serb e grek që do destabilizimin e Shqipërisë dhe kështu preferoi të qëndronte në hije.

Deklarata e Bujar Asqeriut:

Një sulm i paparë fyerjesh talljesh, nga më të paimagjinueshemn. Më kanë quajtur agjent serb dhe gerek qe do destabilizimin e shqipërisë. Më thoshin boll boll se ssdo të dëgjojmë vetëm ty dhe për teatrin shqipria nuk ka problem teatrin , ka lloj lloji problemesh. Ndërkohë unë e kuptova që shqipëria ka dhe probleme të tjera jetike. Naftëtarët nuk kanë marrë pagat. Banorët e astirit nuk janë zgjidhur problemin e shtëpive. Brenda thënieve në rrjete sociale, ishin dhe kërcënimet. Edhe sot e kësaj dite s’kam mendim ndryshe ndaj kolegëve, çdo kuish ka mendim të vetin.