“Një njeri i ka në kontroll të gjitha”/ Shabani: Kemi lejuar kaq shumë pushtet

Pedagogu Endri Shabani shprehet se problem është i njerëzve që i lejojnë një njeriu të vetëm të shembë Teatrin Kombëtar duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet, pra duke i pasur nën kontroll të gjitha.

I ftuar në emisionin ‘Ekopolitkë’ nga gazetari Besart Kadia në ‘RTV Ora’, ai tha se maipulimi i sistemit zgjedhor i ka vendosur qytetarët janë vendosur nën thundër.

Endri Shabani shprehet:

Problemi është me ne që lejojmë kaq pushtet sa mund të prishësh Teatrin Kombëtar në qendër të Tiranës duke shkelur kushtetutën, ligjet, duke injoruar institucionet e drejtësisë, parlamentin, këshilit bashkiak, duke i pasur në kontroll të gjitha. Në zgjedhjet e 2017 Rama ka marrë 48% të votave, ka pasur më shumë qytetarë kundra sesa e kanë mbështetur. Nuk ka legjitimitet. Ky legjitimitet buron nga sistemi zgjedhor. Nga manipulimi i sistemit zgjedhor pastaj të gjitha të tjerat pasojnë jo si pasojë e përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve, por si pasojë e vendosjes së qytetarëve nën thundër  siç bën çdo autokrat.’