Nuk do ta njihni, Genta Ismaili bën ndryshim në look

Këngëtarja Genta Ismajli i ka qëndruar besnike ngjyrave të errëta për look-un e saj, sidomos flokët e zinj e të gjatë. Ndërsa pak më parë Genta na surprizoi me ndryshimin drastik që ka bërë.

Ismajli jo vetëm ka prerë flokët, por edhe i ka lyer në ngjyrë tjetër. Ajo është kthyer në një bjonde dhe tregon se e dashuron pamjen e saj të re.

Rikujtojmë që prej disa kohësh Genta po shijon dashurinë e saj me biznesmenin turk të quajtur Usta.