PAMJE HORROR/ Varrezat masive të viktimave nga COVID-19 në Brazil

Pandemia e koronavirusit është duke e humbur dalëngadalë forcën e saj në pjesën më të madhe të botës.

Por ka edhe një pjesë tjetër të botës që është duke kaluar momente tmerri nga ky virus. Përveç SHBA situata shumë e rëndë nga COVID-19 është edhe në Brazil, që tashmë është bërë vendi i dytë më i goditur nga virusi në gjithë botën.

Të premten, Ministria e Shëndetësisë tha se janë 20.803 raste të reja. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 330.890. Rusia është në vend të tretë me 326.448 raste.

Minimumi 21.048 persona kanë ndërruar jetë nga virusi deri tani. Sa i përket numrit të viktimave, Brazili është në vendin e gjashtë në botë.

Në mediet botërore janë bërë virale pamjet e varrezave masive në Brazil, teksa varrosen pa asnjë lloj ceremonie tradicionale qindra viktima çdo ditë.