Paralajmërimi i Metës për Ramën: Nga nesër ndryshoj sjellje

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar në emisionin Opinion se duke filluar nga dita e nesërme do të ndryshojë qëndrim, duke dashur të ruaj figurën e Presidentit e duke mos u përfshirë më në aksione alla opozitare. Meta premtoi se do të ndjekë një sjellje institucionale presidenciale dhe jo më opozitare. “Nga nesër do të ndryshoj sjellje. Do të sillem si presidenti i Danimarkës”, ka thënë ai. Pyetjes së Blendi Fevziut nëse edhe kryeministri është si ai i Danimarkës, Kreu i Shtetit i është përgjigjur: “kryeministrin e kemi piktor”.

I pyetur për shpërndarjen e parlamentit, presidenti Meta deklaroi se “po shpërndava parlamentin,  do të shpërndaj edhe qeverinë”, duke i dhënë kështu një mesazh kryeministrit Rama.